Është shtyrë për në orën 19:00 sdeanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.
Ndërsa tha se opozita në vend që të iu bëjë presion kandidateve që të tërhiqen nga gara, duhet të jenë të pranishëm në senacë dhe të flasin nga aty, jo nga zyret e tyre.
“Përkundër faktit që i kam bërë thirrje deputeteve që të vijnë në seancë, siç po e shihni depuetetet nga opozita s’janë të pranishëm. Detyrohen që t’i adresojë përgjegjësitë që deputetet që i kanë në raport me obligimet kushtetuese. S’kam pranuar asnjë njoftim për arsyet e mungesë s së deputeteve. Në këto rrethana deputetet duhet të ndihen të obliguar që të marrin pjesë në seanca. Edhe njëherë i ftoj dhe i lus që të jenë të praniishëm në seancë. Në vend që t’i bëjnë presion kandidateve që të tërhiqen nga gara. I ftoj që të vijnë dhe nëse kërkojnë fjalë ua japim, por jo të flasin nga zyrat e tyre. Këtu është vendi ku duhet të flasin. I lus që të vijnë në këtë seancë”, tha Haxhiu./Indeksonline/


