SBAShK-u: Qeveria deshi përplasjen me sindikatat, ua plotësuam dëshirën

PUBLIKUAR

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) kanë thënë se Qeveria nuk ka dashur që të dialogoj me ta për kërkesat që kjo sindikatë ka pasur, shkruan Gazeta Express.

Përmes një njoftimi për media, nga SBASHK po thonë se nga Qeveria kanë dashur që të përplasen me sindikatat dhe se kjo dëshirë u është plotësuar.

“Të nderuara medie, SBASHK-u në vitin 2021 zhvilloi shumë aktivitete në shërbim të anëtarësisë. Stafi qendror organizoi në shërbim të ngritjes së cilësisë 147 grupe trajnimesh  duke përfshirë më shumë se 5000 punëtorë arsimor.  U angazhua që të vaksinohen punëtorët arsimor me qëllim që viti shkollor të vazhdojë në institucione arsimore. Shënuam në mënyrë dinjitoze Ditën e madhe të shkollës shqipe e të mësuesit. Shpresuam në dialog me Qeverinë do të shkojmë drejt zgjidhjes së drejtë të kërkesave legjitime të anëtarësisë, por Kryeministri Kurti dhe Qeveria u dëshmuan se nuk e duan dialogun, por më tepër dëshirojnë të përplasën me sindikatat dhe këtë dëshirë ua plotësuam”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të nderuara medie  Ju me punën  korrekte e shumë profesionale  keni bërë që gjithë ngjarjet në SBASHK dhe rreth SBASHK-ut të prezantohen drejt e me kohë në opinion.  Ne besoj se dëshmuam korrektësi  ndaj jush  dhe u munduam  të jemi në dispozicionin tuaj në çdo kohë për t’u përgjigjur në pyetjet tuaja.

Të nderuara medie, SBASHK-u në vitin 2021 zhvilloi shumë aktivitete në shërbim të anëtarësisë. Stafi qendror organizoi në shërbim të ngritjes së cilësisë 147 grupe trajnimesh  duke përfshirë më shumë se 5000 punëtorë arsimor.  U angazhua që të vaksinohen punëtorët arsimor me qëllim që viti shkollor të vazhdojë në institucione arsimore. Shënuam në mënyrë dinjitoze Ditën e madhe të shkollës shqipe e të mësuesit. Shpresuam në dialog me Qeverinë do të shkojmë drejt zgjidhjes së drejtë të kërkesave legjitime të anëtarësisë, por Kryeministri Kurti dhe Qeveria u dëshmuan se nuk e duan dialogun, por më tepër dëshirojnë të përplasën me sindikatat dhe këtë dëshirë ua plotësuam.

Medie të nderuara Urime Viti i Ri paçi fat dhe suksese të shumta në vitin 2022. Keni  respekt të lartë e meritor nga SBASHK-u.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën...

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi...

Këto vende mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë...