Sarri e dëshiron Kepan te Lazio

PUBLIKUAR

Vazhdojnë të qarkullojnë raportet se Maurizio Sarri dëshiron një ribashkim me portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga në Lazio.

Thashethemet ishin shfaqur tashmë disa javë më parë, me Pepe Reina që mbeti në stol në Stadio Olimpico dhe Thomas Strakosha u bë zgjedhja e parë.

Tani gazeta spanjolle Sport pretendon se Sarri ka kërkuar që Lazio të sjellë Kepën për skuadrën e Serisë A.

27-vjeçari spanjoll kushtoi 80 milionë euro për të nënshkruar nga Athletic Bilbao në verën e vitit 2018, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai tani është bërë zgjedhja e dytë në Chelsea për Edouard Mendy dhe është i interesuar për më shumë minutazhë.

Duke marrë parasysh koston e operacionit, një huazim do të ishte opsioni më i mundshëm për portierin dhe Sarri do të dëshironte një ribashkim te Lazio.

Dyshja u përplasën gjatë finales së Kupës Carabao në vitin 2019, kur Sarri u përpoq ta zëvendësonte atë në kohën shtesë, por portieri refuzoi të largohej nga fusha. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...