“Santiago Bernabeu do të jetë i mrekullueshëm, shpresoj të luaj disa vite në stadiumin e ri”

PUBLIKUAR

Toni Kroos shpreson që të shijojë futbollin në stadiumin e ri, “Santiago Bernabeu”, që pritet të jetë 100% gati deri më 2023.

Kontrata Kroosit i skadon pikërisht atë vit, por është vetëm 31-vjeçar dhe dëshira e tij është që të vazhdojë edhe për pak vite në Madrid.

“Santiago Bernabeu i ri do të jetë i mrekullueshëm. Ka qenë më i miri në botë dhe do të vazhdojë të jetë më i miri”, tha Kroos për faqen e Realmadrid.

“Shpresoj të luaj disa vite në stadiumin e ri”.

Kroos pati edhe një mesazh për të rinjtë që duan të arrijnë larg në futboll.

Sipas tij, një gjë e tillë arrihet me punë dhe përkushtim.

“Për të qenë futbollist profesionist, nganjëherë duhet t’i thuash jo shokëve dhe të stërvitesh humë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...