Sabiani e injoroi në “Big Brother”, por ja çfarë thotë sot për Dj Dagz

PUBLIKUAR

Sa ishte pjesë e shtëpisë, Dagz kishte një debat me Ilirin ku ky i fundit i kishte thënë se nuk është shqiptar por kosovar.

 

Shkak i kësaj deklarate të Ilirit, meqenëse Sabiani ishte mik i ngushtë i tij brenda shtëpisë e mbështeste atë, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, kujtojmë se pas daljes nga shtëpia, Sabiani nuk i kishte përshëndetur Dagzin dhe Pm.

Ndërsa, siç duket raportet e tyre veçse janë përmirësuar dhe çdo gjë që ka ndodhur mes tyre brenda “Big Brother” ka mbetur aty.

Kjo për faktin se Sabiani sot para spektaklit ka publikuar një video në storien e tij në Instagram ku shihet bashkë me Dagz, madje ky i fundit i dhuron edhe puthje në kokë.

Video Player

00:00
00:06

“Edhe vëllai i vogël ka ardhur këtu nga Kosova”, thotë Sabiani, ndërsa Dagz i ka bërë repost këtë video në profilin e tij zyrtar në Instagram./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Vajzë apo djalë? Dafina zbulon gjininë e foshnjes

Dafina Zeqiri, sapo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e shumëpritur duke zbuluar...

Selin Bollati feston ditëlindjen e 24-të, DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

Fituesja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka festuar ditëlindjen...

Dy duart e fashuara e këmbën e thyer, e bija tregon për gjendjen e Sinan Vllasaliut pas aksidentit

Këngëtari kosovar, Sinan Vllasaliu, ka pësuar një aksident në trafik. Vajza e tij, Edona,...