Rritja ushtarake e Serbisë në kufirin me Kosovën, Kurti: Reagim ndaj “Defender Europe 25”

PUBLIKUAR

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë ka folur edhe për “Defender Europe 25”.

Kurti u shpreh se Kosova ka nderin dhe kënaqësinë të jetë në mesin e 18 vendeve nikoqire ku FSK po merr pjesë me afërsisht 1 mijë trupa në ushtrimet që po zhvillohen Kosovë, Shqipëri, Kroaci e Maqedoni të Veriut.

“Republika Kosova është vend i përzgjedhur nga ushtria e SHBA-ve ku është vendosur Komanda e Divizionit 28-të të Këmbësorisë. Institucionet tona dhe ushtria jonë po dëshmojnë se janë të afta për të mirëpritur dhe organizuar ushtrime komplekse të cilat kërkojnë planifikim,organizim dhe mbështetje të nivelit të lartë”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë foli edhe për praninë e forcave të armatosura të Serbisë pranë kufirit të Kosovës.

Kurti tha se ky është reagim ndaj “Defender Europe 25”, por se nuk e dinë nëse kjo po bëhet me kërkesë të Rusisë.

“Rritja e gatishmërisë dhe pranisë në kufirin tonë e forcave të armatosura të Serbisë, besojmë se është reagim ndaj “Defender Europe 25”. Por ajo çfarë nuk e dimë ende është se a po e vënë këtë vetë Serbia, apo një gjë të tillë ia ka kërkuar Rusia”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...