Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, Krasniqi tregon se së shpejti mund të ashpërsohen masat

PUBLIKUAR

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se nga takimi që kanë mbajtur dje, kanë dal disa rekomandime të cilat do të analizohen e pastaj do të propozohen masat Anti-COVID, raporton Gazeta Express.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se qytetarët duhet të respektojnë masat Anti-COVID e të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga ky virus.

Nga takimi i djeshëm që e kemi pasur, kanë dal disa rekomandime të cilat do të analizohen nga ekipi i ngushtë i ministrit dhe pastaj do të propozohen edhe masat përkatëse për t’u marrë vendimi në nivel të qeverisë”, ka deklaruar ai.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët  të mbajnë maskën, distancën, higjienën personale e të vaksinohen.

“Tashmë e dimë të gjithë se ka më shumë se një javë që janë identifikuar rastet e para edhe me variantin Omicron të koronavirusit. Tani për tani ne vazhdojmë të bëjmë thirrje që të respektohen masat të cilat janë në fuqi, ato që i kemi pasur prej fillimit të pandemisë, maskën, distancën dhe higjienën personale dhe vaksinimin patjetër”, ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...