Rrëzohet pema gjigante, i zë përfundi disa vetura

PUBLIKUAR

Një incident ka ndodhur para pak minutash në afërsi të objektit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ku një pemë është rrëzuar papritur duke  rënë mbi automjetet e parkuara aty.

Në foton të cilën e posedon “Indeksonline” shihen pemët e rrëzuara të cilat e kanë bllokuar tërësisht rrugën. Ndërsa  veturat kanë mbetur të bllokuara nën pemë.

Po ashtu shihen qytetarë të shumtë të cilët po e vështrojnë nga afër këtë situatë, teksa u është bllokuar kjo rrugë për kalim.

Derisa nuk dihen shkaqet e rrëzimit të pemës, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkaq nuk dihet dhe për dëmet materiale të shkaktuara nga rrëzimi i pemës./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...