Rrëzohet një punëtor nga kati i dytë i një objekti në Fushë Kosovë– dërgohet për tretman mjekësor në QKUK

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është rrëzuar nga kati i dytë i një objekti ku ishte duke punuar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Fushë Kosovë 08.05.2026, 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, ishte rrëzuar nga kati i dytë i objektit. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në cilësinë e të dyshuarave janë arrestuar dhe intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë koordinatori për siguri dhe përfaqësuesi juridik i firmës”, bëhet e ditur në raport.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...