Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa konferencë për media

PUBLIKUAR

Ka përfunduar takimi në Prishtinë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ata nuk patën konferencë për media pas takimit që zgjati rreth një orë.

Rama po qëndron sot në Kosovë dhe u prit me ceremoni shtetërore në Qeveri, ku pati një takim me Kurtin.

Rama mbërriti për takimin me Kurtin rreth orës 15:00, ndërsa para hyrjes që qeverisë u shtrua tepihu i kuq, anash të cilit u rreshtua një gardë nderi.

Kurti dhe Rama kanë pasur marrëdhënie të ndërlikuara gjatë viteve, shpesh jo të mira dhe me përplasje në distancë.

SHIKO MË SHUMË

Gubetini fton bashkatdhetarët në protestë më 17 shkurt në sheshin “Skënderbeu”

Veprimtari i çështjes kombëtare, Shqiptar Gubetini, i cili jeton në Regensburg të Gjermanisë, u...

Policia e Kosovës me plan operativ për 17 Shkurtin, parashihen bllokime të përkohshme të rrugëve në Prishtinë

Me rastin e shënimit të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republika e Kosovës,...

Gjyqtari-ZPS-së: Po kërkoni të shpallen fajtorë për 10 akuzat, por s’po kërkoni fajësi për incidentet individuale

Gjyqtari Guenael Metraux, ka nisur pyetjet e tij drejtuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar,...