Rreth 5000 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë vitit 2021

PUBLIKUAR

Mbi 4 mijë e 300  kosovarë vetëm gjatë vitit 2021 kanë hequr dorë nga Kosova.

20 prej tyre kanë zgjedhur të marrin shtetësi të Malit të Zi, për dallim nga të tjerët që kanë lënë Kosovën për Gjermaninë, Austria, Slloveninë e Kroacinë.

Arsyeja kryesore që këta persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, është sepse shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësi përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.

Arsyet pse personat heqin  dorë nga shtetësia e Republikë së Kosovës, është pasi që shume shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke pas parasysh që një numër i madhe i shtetasve tonë jetojnë tashme me vite në këto shtete e një numër i madhe edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj  kane fituar të drejtën e Fitimi të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia  e  mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi. Pra, arsyeja kryesore është ndalimi dy shtetësisë në shume vende”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Por ka edhe të tjera arsye që qytetarët do ta linin Kosovën. / ATV

SHIKO MË SHUMË

ZKA fillon auditimin e Sistemit për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA)...

Aurona Pelaj është dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur për rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës...

Tre persona të vdekur brenda një dite, dy dyshohen për vetëvrasje, i treti ra nga lartësia

Tre persona kanë vdekur të dielën në Kosovë, në rrethana ende të pasqaruara. Dy nga...