Rreth 17 mijë persona të vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës, mbi 44 mijë me atë përforcuese

PUBLIKUAR

16 mijë e 991 persona janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës Anti-COVID në Kosovë derisa 44 mijë e 143 me dozën përforcuese, raporton Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se deri tani me dy doza të vaksinës janë vaksinuar 802 mijë e 301 persona.

Me një dozë të vaksinës janë të vaksinuar 890 mijë e 840 persona.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.492 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës. Deri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...