Rrëmbim në Prishtinë, arrestohen dy persona

PUBLIKUAR

Sot rreth orës 01:30 nga Njësiti i hetimeve rajonale në Prishtinë janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën rrëmbim.

Rasti ka ndodhur më 23.11.2016 rreth orës 17:30, në rrugën Prishtinë- Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll,  ku nga persona të dyshuar, me dy automjete i është bllokuar rruga autobusit, në të cilin ndodhej viktima I. E mashkull 33 vjeç, i cili është rrëmbyer nga të dyshuarit.

Viktima është futur me forcë nga të dyshuarit, në njërin nga automjetet që kishin bllokuar rrugën dhe të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësiti i hetimeve rajonale të Prishtinës pas grumbullimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit të  përcjellë me një reagim të shpejtë të tyre kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar: M.B, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës  si dhe B. B, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar  po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. Në njoftim thuhet se ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve,  për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...