Rrëfimi prekës i Kastro Zizos: Pas 10 vitesh pa e parë vajzën, zbulova se ishte me autizëm

PUBLIKUAR

Këngëtari i njohur shqiptar, Kastro Zizo, ka ndarë një rrëfim prekës për marrëdhënien me vajzën e tij, tani 13-vjeçare dhe betejën ligjore për të qenë pranë saj, pasi i është mohuar kontakti për më shumë se një dekadë.

Në një intervistë për Top Albania Radio, Zizo zbulon se vajza e tij është në spektrin autik, një fakt që ai e ka mësuar vetëm pas shumë viteve shkëputjeje të detyruar.

Artisti tregon se për rreth 10 vite nuk i është lejuar të ketë asnjë kontakt me vajzën, e cila është rritur në kushte që ai i cilëson ‘të tmerrshme’.

“Vajza nuk është si fëmijët e tjerë. Është në spektrin autik, vjen si pasojë e një historiku të gjatë, pak të errët, ku ka jetuar, te nëna e saj”, shprehet Kastro.

Ai shton se përveç sfidës prindërore, po përballet me një betejë të vështirë ligjore dhe morale: të drejtat për të qenë pranë vajzës së tij.

“Unë mund të flas me orë të tëra për të… Në një moment kur nuk të është lejuar të shohësh vajzën për 10 vite, mëson se është autike. Mua më është ndërprerë çdo kontakt. Mesa duket kanë menduar se nuk isha i denjë, kanë tentuar të rrisin jo një qenie njerëzore, nuk kanë ditur të rrisin një fëmijë”, rrëfen tutje Zizo.

Ai tregon se ka udhëtuar vetë drejt Prishtinës për të mësuar mbi situatën e vajzës, pas informacionit të marrë nga shërbimet sociale.

“Vajza është marrë nga unë në kushte të tmerrshme. Shkova në Prishtinë, u lajmërova nga shërbimet sociale, jetonte me të ëmën”, shton artisti.

Zizo shpreh dhimbjen dhe frustrimin e tij për mungesën e mundësisë për të ndjekur rritjen e vajzës gjatë gjithë këtyre viteve dhe për përballjen me padrejtësinë që ka ndodhur në mungesë të tij. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Menaxheri i Gjestit publikon këtë njoftim për këngëtarin

Menaxheri i Gjestit, Bonart Ajvazi, ka bërë një paraqitje të re në rrjetet sociale. Këtë...

Shpati ende ruan kujtimet me Selvijen …

Edhe pse martesa mes Shpatit dhe Selvijes është e “shkuar e harruar”, duke hulumtuar...

“Flas prishtinaliken, prizrenaliken” – modelja Brikena Selmani ironizon me kritikat në rrjet

Pas polemikave që u krijuan në rrjetet sociale për deklaratën e saj se “flet...