Rrahmani starton në ndeshjen kruciale të Napolit në Europa Ligë

PUBLIKUAR

Amir Rrahmani do të jetë  sonte që nga minuta e parë në ndeshjen që skuadra nga jugu i Italisë e zhvillon kundër skuadrës angleze Leicester City

Napolit i duhet fitorja sonte në ndeshjen kundër Leicester City nëse dëshiron kalimin në fazën tjetër të Europa Ligës.

Amir Rrahmani, që duket se e ka çimentuar pozitën e startuesit te kjo skuadër, luan edhe sonte nga minutat e parë.

Një tjetër shqiptar po ashtu luan nga fillimi  për Napolin e që ky është Elif Elmas. Kurse, Spalletti në sulm sonte ka zgjedhur Lozanon.

Në anën tjetër për anglezët në sulm ka startuar i njohur për të gjithë fansat e futbollit anglez në Kosovë, Jamie Vardy.

Kujtojmë se për momentin në vendin e parë në grup është Leicester City me tetë pikë, i pësuar nga Spartak Moska dhe Napoli që kanë nga 7 pikë. Të fundit janë Legia e Varshavës me 6 pikë. Pra, në këtë grup gjithçka është e hapur dhe të gjitha skuadrat luajnë për fitore në mënyrë që të kalojnë tutje në fazën e eliminimit direkt. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Napoli – Leicester City

Ndeshja fillon në ora 18:45

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...