Rrahmani: “Nëse do të isha italian…”

PUBLIKUAR

Amir Rrahmani është shndërruar në lider te Napoli.

Me ardhjen e Luciano Spallettit, ai është tjetër futbollist dhe i paprekshëm në 11-shen e Napolit.

Amiri arriti që ta largojë Kostas Manolasin nga Napoli, dhe ditë pas dite merr lëvdata nga Spalletti për atë që po bën në fushë.

Sido që të jetë, ai beson se nuk vlerësohet sa e meriton, por që do të punojë edhe më shumë që t’ju tregojë të gjithëve se çfarë lojtari është.

Në një intervistë, për gazetën “Roma”, i ka thënë:

Po të isha italian, të gjithë do të flisnin për mua. Kështu kam menduar gjithmonë. Me sa duket kombi im nuk është shumë i konsideruar në aspektin futbollistik. Kjo do të thotë që duhet të punoj më shumë për të tërhequr vëmendjen e kritikëve”.

Ai foli edhe për partnerin e tij në mbrojtje të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Në mungesë të Koulibaly, Amiri është lider në mbrojtje, ai e pranon se është gati për këtë, edhe pse nuk është e lehtë.

Megjithatë, ai pohon se është gati të marrë trashigimin e Koulibaly.

Është përgjegjësi e madhe sepse Kalidou është lider. Por nëse kjo ndodh nuk është problem, do të jetë privilegj”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...