Rrahje mes dhëndrit dhe “baballëkut” në Istog, të dy përfundojnë në spital

PUBLIKUAR

Në qytetin e Istogut mbrëmjen e së premtes ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave, pas një mosmarrëveshjeje brenda familjes.

Sipas informatave nga Policia e Kosovës, në incident janë përfshirë dy meshkuj kosovarë – dhëndri dhe babai i bashkëshortes së tij.

Pas konfliktit verbal, të dyshuarit janë përleshur mes veti, duke pësuar lëndime trupore. Ata kanë marrë tretman mjekësor në institucionet shëndetësore përkatëse.

Të dy personat janë intervistuar nga organet e hetuesisë, dhe me vendim të prokurorit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tensionohet debati në “Kosova Live”, mysafirja i kundërpërgjigjet Zana Avdiut

Debati për mbajtjen e shamisë u tensionua në studion e “Kosova Live” në Televizioni...

IKSHPK: Uji nga Liqeni i Badocit tani është i sigurt për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga monitorimet e fundit...

Prokuroria nis hetime për falsifikim të votave në Dragash, ndalohen 9 persona

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës –...