Rrah nënën e më pas edhe zyrtaren policore, arrestohet e dyshuara në Vushtrri

PUBLIKUAR

Një grua është arrestuar pasi për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 20:50, në Vushtrri.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj. Po ashtu gjatë arrestimit e dyshuara e ka lënduar një zyrtare policore. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Në raport bëhet e ditur po ashtu se trajtim mjekësor ka pranuar edhe zyrtarja policore.

“Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...