Rozeta Hajdari për reciprocitetin ndaj Serbisë: Po, do të vendoset dhe janë duke u vendosur veçse

PUBLIKUAR

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se Qeveria e Kosovës, veçse ka nisur vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Megjithatë ajo shpjegoi në hapa konkret se në ç’mënyrë është planifikuar vendosja e kësaj mase.

”Po, do të vendosen dhe janë duke u vendosur veçse”.

”Nëse e kuptoni konceptin reciprocitet dhe e kuptoni se do të thotë barazi. Të gjitha këto ligje e kanë parimin e barazisë, reciprocitetit. Unë veçse kam filluar me planin tim sa i përket parimeve nga Organizata Botërore e Tregtisë”.

”Duhet të jemi edhe më të përgatitur kur jemi në terren. Ne kemi marrë vendimet për masat antidamping. Ne jemi duke bërë analiza të gjëra, sa i përket të gjitha produkteve industriale që prodhohen në Kosovë”.

”Ne do të vazhdojmë tutje për të gjitha ligjet që kemi thënë se do t’i zbatojmë. Unë kam pyetur në mandatin e parë se sa ne kemi logjistikën tonë në terren të përgatitur”.

SHIKO MË SHUMË

Vdes një person në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Vranidoll...

Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur publikisht shqetësimin e saj për...

KQZ: Rezultatet përfundimtare shpallën pasi të shqyrtohen të gjitha ankesat

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë për RTV21 se...