“Ronaldo duhet ta mbyllë gojën”

PUBLIKUAR

Me transferimin e Cristiano Ronaldos, shumëkush priste që Manchester United të arrinte gjëra të mëdha në sezonin 2021/22, por nuk ka qenë kështu deri tani.

Debati po vazhdon në Angli nëse Ronaldo pati një impakt pozitiv te klubi, pavarësisht golave të tij, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë ish-futbollisti i Manchester Cityt, Trevor Sinclair i bëri të qarta mendimet e tij për këtë çështje.

Sinclair beson se Ronaldo nuk është i fokusuar aty ku duhet, në fushë dhe e këshilloi të jetë i qetë dhe të fokusohet në futboll sesa në gjërat e tjera që e rrethojnë klubin.

“Kam filluar të mendoj se Manchester City bëri mirë që nuk nënshkroi me Ronaldon. Vërtet e mendoj këtë. Mund të shikosh disa lojtarë që nuk e kanë formën e tyre në Manchester United, lojtarë të rinj si Sancho e Rashford nuk po tregojnë performanca të mira. Pa dyshim se mund ta fajësosh Ronaldon. Dije rolin tënd, je futbollist, je i punësuar nga një klub futbolli. Mbaje gojen të mbyllur sepse nganjëherë ajo është gjëja më e mirë për ta bërë. Ai po shkakton shumë probleme për klubin”, deklaroi Sinclair.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...