Rinor Murati, asambleisti më aktiv i LDK-së, rikandidon për Kuvendin Komunal

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zyrtarizuar kandidatin për Kuvendin Komunal, Rinor Murati, duke e cilësuar si një zë të dëshmuar në politikën lokale dhe një përfaqësues të denjë të komunitetit.

“Rinor Murati është një zë i ri, por i dëshmuar në politikën lokale,” shkruan Ahmeti në postimin e tij në rrjetet sociale, duke theksuar përkushtimin e Muratit ndaj çështjeve të rëndësishme për qytetarët dhe të rinjtë e Lipjanit.

Aktualisht, Murati është në përfundim të dy masterëve, në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, si dhe në Gjuhë Angleze. Ai gjithashtu mban pozicionin e Nënkryetarit të Forumit Rinor të LDK-së në nivel qendror.

Si anëtar i Kuvendit Komunal, Rinor Murati është angazhuar konkretisht në fushat kyçe si arsimi, rinia, sporti, zhvillimi lokal dhe mbrojtja e mjedisit. Qasja e tij e hapur dhe e drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve është vlerësuar si një model i lidershipit të përgjegjshëm dhe të afërt me komunitetin.

Kandidatura e Muratit konsiderohet një vazhdimësi e punës me transparencë dhe ide të qarta për një Lipjan më të zhvilluar, më të përfshirë dhe më të qëndrueshëm.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...