Reus e konfirmon shqetësimin e Haaland për të ardhmen: “Do të vij koha të vendosë…”

PUBLIKUAR

Erling Haaland është njëri prej futbollistëve më të kërkuar të momentit.

Atë e duan shumë klube, përfshirë Real Madridin, Barcelonën, Cityn, Unitedin dhe shumë të tjera.

Marco Reus, thotë se Haaland është i shqetësuar për të ardhmen e tij, por njëkohësisht i fokusuar në fushë për të dhënë më të mirën.

Por, eliminimi nga Champions e ka zhgënjyer atë, si gjithë të tjerët.

“Sapo e pashë në dhomat e zhveshjes, ishte i zemëruar. Ende nuk flasim për të ardhmen e tij, por do të vijë momenti kur do të diskutohet edhe për këtë temë. Ai duket se është i shqetësuar për këtë. Për momentin, thjesht dëshiron të shënojë gola dhe është i lumtur për formën e tij. Sigurisht ai e di se çfarë ka këtu. Por, në fund, vendimi i përket atij”, tha Reus. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...