Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”

PUBLIKUAR

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për nisjen e trajnimit bazë për rekrutët e rinj.

Ata janë rreshtuar sot në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, në kuadër të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në Qendrën e Stërvitjes Bazë.

Rektrutët e rinj kanë filluar trajnimin ushtarak bazë dhe rrugëtimin e tyre për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përgjatë nëntë javëve, rekrutët do t’i nënshtrohen një programi të intensifikuar të trajnimit, i cili synon t’i përgatisë ata në aspektin fizik, psikologjik dhe profesional.

“Gjatë kësaj periudhe, rekrutët do të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme ushtarake, me qëllim që pas përfundimit të trajnimit të jenë të gatshëm të shërbejnë si ushtarë dhe të rreshtohen në formacionet ushtarake brenda strukturës së FSK-së.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...