Reali e ofron Hazardin për Jamesin

PUBLIKUAR

Ylli belg mund të rikthehet në Chelsea, kurse mbrojtësi i djathtë mund të përfundojë në Madrid

Eden Hazard mund të rikthehet në Chelsea.

Në fakt, ylli belg mund të bëhet pjesë e një shkëmbimi në mes të Real Madridit me “Blues”.

Me këtë rast, futbollisti ofanziv do të përfundonte në “Stamford Bridge”.

E në këmbim, në “Santiago Bernabeu” do të transferohej mbrojtësi i Chelseat, Reece James.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “El Nacional”, përcjell “Gazeta Express”.

 

Gjiganti spanjoll është i interesuar ta marrë një mbrojtës të djathtë për t’i bërë konkurrencë Dani Carvajalit.

Duket se trajneri Carlo Ancelotti ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez që ta bëjë lëvizjen për James.

Edhe Chelsea do të ishte i interesuar ta rikthejë Hazardin në Londër.

Lojtari nuk e ka treguar aspak veten tek gjiganti spanjoll, ku e shoqëruan edhe lëndimet e njëpasnjëshme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...