Reali e City, në garë për Haalandin

PUBLIKUAR

Dy gjigantët evropianë do të mundohen ta transferojnë sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmundit

Erling Haaland është sot njëri prej sulmuesve më të kërkuar në tregun evropian.

Në garë për futbollistin norvegjez janë futur gjigantët e futbollit evropian.

Sulmuesin e Borussia Dortmundit e pëlqejnë mbi të gjitha Real Madridi dhe Manchester City.

Tashmë ka nisur një duel në mes të klubit spanjoll dhe atij anglez për ish-futbollistin e Salzburgut.

Mediumi spanjoll “Sport” raporton se City synon ta marrë Haalandin për t’i zëvendësuar të larguarit Sergio Aguero dhe Ferran Torres, përcjell “Gazeta Express”.

Kurse, Reali do ta rrisë interesimin për lojtarin mbi të gjitha nëse dështon ta transferojë Kylian Mbappen.

Gjithashtu, menaxheri Mino Raiola nuk e ka përjashtuar mundësinë që lojtari të përfundojë në Barcelonë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...