Real Madridi kërkon ta thellojë epërsinë ndaj rivalëve përballë Atletico Madridit – formacionet

PUBLIKUAR

Real Madridi do të kërkojë ta thellojë epërsinë në krye të La Ligës ndaj rivalëve të vet në garë për titull, kur të përballet sonte me Atletico Madridin në derbin e kryeqytetit spanjoll.

Takimi kryesor i javës së 17-të të La Ligës mes Real Madridit dhe Atletico Madridit zhvillohet në Santiago Bernabeu në orën 21:00, raporton Gazeta Express.

Reali është në formë të mrekullueshme këtë sezon dhe i ka fituar pesë ndeshjet e fundit në ligë.

Skuadra e Carlo Ancelottit do të kërkojë ta thellojë epërsinë ndaj kampionit në fuqi dhe rivalëve të tjerë, për ta bërë këtë garë për titull njëfronteshe.

Reali i ka 39 pikë nga 16 ndeshje në krye të La Ligës, pesë më shumë se Sevilla që fitoi dje.

Atletico është në vendin e katërt me 29 pikë por një ndeshje më pak të zhvilluar.

Skuadra e Diego Simeones vjen nga një humbje tronditëse kundër Mallorcas në ndeshjen e kaluar dhe do të kërkojë fitore patjetër për të mbetur në garë për mbrojtjen e titullit.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid:

 

Atletico Madrid: Oblak, Llorente, Felipe, Kondogbia, Hermoso, Carrasco; De Paul, Koke, Lemar; Correa and Griezmann.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...