Real Madridi i kthen përgjigje Arsenalit për sulmuesin serb

PUBLIKUAR

Real Madridi nuk është i gatshëm ta shesë sulmuesin serb Luka Jovic, i cili kërkohet nga Arsenali.

Lëndimi i sulmuesit kryesor Karim Benzema ka bërë që Real Madridi ta heqë nga tregu Luka Jovicin, raporton Gazeta Express.

Duke qenë se Benzema e pësoi lëndimin e dytë brenda pak javësh, Madridi nuk dëshiron të mbetet vetëm me Mariano Diazin në sulm.

Jovic madje është më i pëlqyer se Mariano në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, por edhe këtë sezon 24-vjeçari ka dështuar t’i bëjë konkurrencë të mjaftueshme francezit për një vend në formacionin e parë.

Ai e ka shënuar vetëm një gol dhe i ka dhënë dy asiste në 15 paraqitje deri tani këtë sezon.

Arsenali ka shprehur interesim të madh për përfaqësuesin e Serbisë, pasi është në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësuar të dëbuarit nga klubit Pierre-Emerick Aubameyang.  /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...