Reagon vajza e Sabianit pasi ai u eliminua nga shtëpia

PUBLIKUAR

Sabiani ishte i eliminuari i radhës nga shtëpia mbrëmjen e djeshme. Ai doli përfundimisht këtë herë, pasi herën e parë kur u eliminua u kthye sërish në shtëpi falë biletës vajtje-ardhje.

Largimi i tij emocionoi banorët, e mbi të gjitha mikun e tij Ilirin, i cili nuk i mbajti dot lotët.

Por Sabiani nuk i kishte marrëdhëniet të mira me çdo banor, aq sa i kishte me Ilirin. Gjatë qëndrimit në shtëpi ai ka pasur debate me Einxhelin, Dj PM dhe Dj DGAZ. Madje kur u largua nuk u përshëndet me këta të fundit.

Ndërkohë, pas eliminimit të Sabianit ka reaguar edhe vajza e tij Keisi, e cila herë pas here postonte për të atin. Keisi ka postuar një foto të momentit kur Sabiani po dilte nga shtëpia, krah së cilës shkruan:

“Drita ime po të presim të gjithë, je krenaria jonë”.

Pas eliminimit të Sabianit, një banor do të largohet gjithashtu javën e ardhshme, ndërsa në nominim janë Iliri, Einxhel, Arjola dhe Klaudio.

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...