Reagon Spahiu për vdekjen e gazetarit Hysni Syla: Kjo është tragjedia e dytë brenda javës për TV Mitrovicën

PUBLIKUAR

Gazetari Nexhmedin Spahiu ka reaguar për vdekjen e kolegut të tij Hysni Syla, pasi një ditë më parë ai u godit nga një veturë në Mitrovicë.

Nexhmedin Spahiu thotë se vdekja e Sylës është tragjedia e dytë brenda javës për RTV Mitrovicën, pasi të martën e kaluar kishte vdekur në gjumë edhe kolegu tjetër i tyre Ismail Hoxha.

Postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Tragjedia e dytë për RTV Mitrovica brenda javës. Pas vdekjes në gjumë të Ismail Hoxhës të martën e kaluar, mbrëmë u shkel nga vetura në qendër të Mitrovicës dhe  shkoi në botën tjetër edhe gazetari tjetër veteran i RTV Mitrovica, Hysni Syla (1950-2021). Në arkivin e TV Mitrovica mbetet një arkiv I pasur me Reportazhe dhe Intervista të realizuara nga Hysni Syla. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në Zasellë të Mitrovicës në ora 16.00. Familjarëve e stafit të RTV MITROVICA  u shpreh ngushllime.

SHIKO MË SHUMË

Një e mitur në Pejë raporton se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person, i dyshuari arrestohet dhe ndalohet për 48 orë

Një e mitur ka raportuar dje në Policinë e Pejës se ka kryer marrëdhënie...

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...