Reagon Ministrja: Edhe nëse miratohen tarifat e propozuara nga ZRRE, çmimi i rrymës në Kosovë më i ulëti në Evropë

PUBLIKUAR

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi se në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës janë thënë të pavërteta rreth tarifave të energjisë elektrike të propozuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, shkruan Gazeta Express.

Rizvanolli në një postim në “Facebook”, tha se edhe nëse miratohet propozimi i ZRRE-së, në Kosovë tarifa për konsumatorë shtëpiak mbetet më e ulëta në Evropë.

Ajo ka thënë se janë të pavërteta deklaratat e deputetëve se çmimi i rrymës në Kosovë është i ngjashëm me Italinë.

“Sot në Kuvend u thanë shumë të paverteta rreth tarifave të energjisë të propozuara nga ZRrE dhe të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.Një nga më të rëndat ishin deklaratat e disa deputetëve të opozitës se çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kWh, ngjashëm me vendet si Italia.Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta: Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë”, ka shkruar ajo./Express

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...