Reagon kosovarja që iu bashkua “Për’puthen” pasi u përfol e kaluara e saj

PUBLIKUAR

Laureta Zyba, motra e Rrushes është konkurrentja më e re në “Për’puthen”.

Megjithatë, konkurrentja e re Laureta Zyba u përfol shumë pas daljes së saj të parë në ekran, për shkak të së shkuarës së saj problematike, ku ishte përfshirë disa herë në ngjarje kriminale të rënda.

Laureta Zyba ka qenë e arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, me dyshimin se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit.

Sipas “Indeksonline”, ajo është dyshuar gjithashtu për prostitucion, duke bashkëpunuar me grupe kriminale të Malit të Zi.

Ajo ka reaguar me një story duke shkruar:

Paqe, Dashuri, shëndet në jetë kjo ka rëndësi se të kaluarën mbetet vetëm eksperiencë, ju rujt Zoti.

No description available.

Për konkurrenten reagoi dhe vetë autorja e programit, Olsa Muhameti me një story:

“Ma keni nisur kaq shumë këtë lajm…Sigurisht që Laureta na i kishte treguar në audicione të shkuarën e saj, ajo që lexohet në dokumenta të paktën. Si çështje serioze do ta trajtojmë në Prime, ama unë kam një pyetje për të gjithë ju. A meriton një qënie njerëzore të ketë një shans të dytë në jetë? Unë mendoj që Po! “Për’puthen” nuk është një prohram vetëm dashurie, ne duam të japim dhe mesazhe e pse jo mundësi të dyta në jetë…Shpresoj i tillë të jetë rasti i Lauretës në fund…”,- ka shkruar Olsa. ,- ka shkruar ajo. 

SHIKO MË SHUMË

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë. Ajo...