Reagimi i Balotellit pasi u ftua në Kombëtaren e Italisë pas shumë viteve

PUBLIKUAR

Mario Balotelli e ka marrë me shumë qetësi njoftimin e Roberto Mancinit se ai është thirrur në Kombëtaren e Italisë pas plot tri viteve mungese.

Sulmuesi 31-vjeçar, i cili luan për Adana Demirspor në Turqi, për herë të fundit luajti për Italinë në shtator të vitit 2018, në një ndeshje të Ligës së Kombeve kundër Polonisë, raporton Gazeta Express.

 

Mancini e thirri Balotellin për kampin stërvitor të Italisë që do të mbahet në Coverciano këtë javë.

Duke folur pas ftesës që e mori, Balotelli u duk shumë i qetë.

“Jam mirë dhe jam në humor të mirë. Duhet të jetë e natyrshme të luash për ekipin kombëtar në moshën 31-vjeçare”, tha Balotelli.

“Shpresoj që Italia do të kualifikohet në Kupën e Botës, sepse e meriton”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...