Zgjedhjet Lokale 2025 Raundi i dytë në 18 komuna, kush dhe me kë nga partitë politike garojnë në balotazh ?

PUBLIKUAR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura përmes postës nga diaspora. Këto fletëvotime janë dërguar nga 22 shtete të ndryshme

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve të deritanishme, 18 komuna do të shkojnë në balotazh, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.

Ndërkaq, në komunat Suharekë, Junik, në balotazh do të garojnë AAK dhe LDK, ndërsa në Klinë mes AAK dhe PDK-së. Në komunat Gjakovë dhe Rahovec, gara do të zhvillohet mes AAK-së dhe LVV-së.

Po ashtu, në Dragash në balotazh do të përballen LDK dhe PDK.

Në gjashtë komuna – Fushë Kosovë, Pejë, Obiliq, Gjilan, Prishtinë dhe Viti – gara do të zhvillohet mes LDK-së dhe LVV-së.

Ndërsa gara ndërmjet PDK-së dhe LVV-së do të zhvillohet në katër komuna: Vushtrri, Prizren, Mitrovicë dhe Kaçanik.

Sa i përket subjekteve politike që do të garojnë në balotazh:

Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në 12 komuna,

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në 9 komuna,

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në 9 komuna,

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në 5 komuna,

Partia e Turqve të Kosovës (KTDP) në një komunë,

Iniciativa e Qytetarëve MHH në një komunë,

Lista Serbe (LS) në një komunë,

Partia Serbe SNS në një komunë.

Ndryshe, në 20 komuna zgjedhjet janë përmbyllur pa nevojën për raund të dytë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...