Rashica drejt rikthimit në Bundesliga, Besiktas ende pa marrë vendim për të ardhmen e kosovarit

PUBLIKUAR

A do të rikthehet Milot Rashica në Bundesligë pas katër vitesh mungesë? Sipas gazetarit turk Safak Malatya, disa klube gjermane kanë shprehur interes për sulmuesin anësor nga Kosova.

Rashica aktualisht është pjesë e Besiktasit, ku ka bërë një sezon të mirë. Ai është transferuar nga Werder Bremen te Norwich City në vitin 2021 për 11 milionë euro, përpara se të kalonte në Superligën turke.

Ndër skuadrat e interesuara për shërbimet e tij përmendet veçanërisht Borussia Mönchengladbach, e cila po kërkon alternativa në repartin ofensivë.

Kjo lidhet me përgatitjet për një largim të mundshëm të Alassane Plea, sulmuesit francez 32-vjeçar, i cili pritet të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar veror.

Rashica ka regjistruar 5 gola dhe 12 asistime në 41 ndeshje zyrtare me fanellën e Besiktasit në edicionin 2024/25, duke qenë një nga lojtarët me kontributin më të madh te skuadra turke.

Sipas vlerësimeve të fundit në tregun e transferimeve, vlera e tij është rreth 7.5 milionë euro, ndërsa ka kontratë të vlefshme me Besiktasin deri në vitin 2027.

Një rikthim i mundshëm në Bundesligë do të ishte një hap interesant në karrierën e Rashicës, por për momentin, nuk ka ende ndonjë ofertë konkrete në tavolinë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...