Raportoi veturën si të vjedhur, policia heton rastin nën dyshimin për mashtrim

PUBLIKUAR

Një rast i pazakontë është raportuar në Leposaviq, ku një person kishte deklaruar se i ishte vjedhur vetura, ndërsa disa ditë më vonë kishte kuptuar se kush dyshohej se ia kishte marrë atë, por nuk e kishte njoftuar policinë.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 12 korrik 2026, ndërsa më 1 shtator, rreth orës 20:00, në lidhje me rastin është intervistuar një dëshmitar, shtetas kosovar.

Leposaviq 01.09.2026, 20:00. Me datën 12.07.2026 i dyshuari mashkull kosovar, kishte raportuar se i është vjedhur vetura. Ai disa ditë më vonë e kishte kuptuar kush ia kishte marrë veturën, por nuk e kishte lajmëruar policinë. Në lidhje me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull kosovar, i cili ka deklaruar se veturën e kishte blerë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...