Raportohet për lëndimin e një fëmije në një çerdhe në Lipjan, intervistohet edukatorja

PUBLIKUAR

Është raportuar për lëndimin e një fëmijë në një çerdhe në Lipjan, me ç’rast është intervistuar një edukatore e atij kopshti.

Për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se dje në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor.

Ajo gjithashtu njoftoi se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar”.

“Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit”, thuhet tutje në konfirmim.

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja nga Tirana: Ishim shumë, ishim të bashkuar

Shukri Buja, ka qenë pjesmarrës në protestën në Tiranë. "Krenarë, të palëkundur dhe gjithmonë në...

Shpërndahet mish Kurbani për familjet skamnore në Lipjan

Sot, Organizata International Charity Organization në bashkëpunim me Shoqatën “Bereqeti” pranë Këshillit të Bashkësisë...

Arrestohen tre persona të dyshuar për zjarrvënie dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale...