Raporti i fundit për rastet e reja me koronavirus

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19, raporton Express.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 14 pacientë.

Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas testimit të mbi 2 mijë e 700 testimeve.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 324.

“Nga 2.779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.882. Në total numri i rasteve aktive është 324”, thuhet në njoftimin e MSh’së./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...

Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen...