Rangnick ia hap Pogbas derën e largimit

PUBLIKUAR

Trajneri gjerman është i lumtur që futbollisti francez mund të bisedojë me klubet tjera qysh tash

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick ia ka hapur përfundimisht dyert e largimit Paul Pogbas.

Mesfushori francez është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq”.

Dhe, trajneri gjerman ndihet i lumtur që kampioni i botës me Francën nga ky muaj do ta ketë mundësinë të bisedojë me klubet tjera.

Ish-futbollisti i Juventusit pritet ta bëjë largimin e dytë nga “Old Trafford” dhe atë si lojtar i lirë, përcjell “Gazeta Express”.

Ai nuk është i interesuar për ta vazhduar kontratën me klubin nga “Teatri i Ëndrrave”.

Prandaj, prej tash mund të bëjë parakontratë me klubet jo-angleze.

Interesim për përfaqësuesin francez kanë shfaqur klubet si Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe ish-klubi i tij, Juventus.

Eksperienca e dytë e Pogbas në Man United në përgjithësi ka qenë dëshpëruese. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...