Ramush Haradinaj: Ju na dhatë krahë që të vazhdojmë betejën e nisur për Kosovën

PUBLIKUAR

Ramush Haradinaj ka bërë reagimin e parë pas suksesit të AAK-së në zgjedhjet e sotme. Haradinaj ka thënë se kur sovrani flet, të tjerët heshtin.

“Të dashur qytetarë, votues në Kosovë e në Diasporë,
Kur Sovrani flet, të tjerët heshtin!

Mirënjohës ndaj çdo angazhimi tuajin. Falënderues për besimin e dhënë. Ju që i besuat vizionit që patëm për një Kosovë të sigurt e të zhvilluar, ndryshimeve që bëmë, një rreshtimi të ri drejtues dhe sfidave për atdheun e përbashkët.

Për ju që nuk ratë pre e propagandës dhe luftës hibride kundër nesh.

Vota juaj këtë herë ishte më shumë sesa mbështetje për Aleancën. Ju na dhatë krahë që të vazhdojmë betejën e nisur për Kosovën që duam, të zhvilluar, sovrane e të pandashme, demokratike nga brenda dhe në partneritet të përjetshëm me aleatët, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara.

E kuptoj lodhjen tuaj nga zgjedhjet e përsëritura, prandaj vota për ne këtë herë ka vlerë të shumëfishtë. Është mirënjohje për çka kemi bërë dhe për ku jemi nisur.
Është mirënjohje për listën tonë të shkëlqyer, së cilës kësaj radhe me shumë sukses i priu Ardian Gjini.

Dua t’ju garantoj se pas kësaj beteje elektorale jemi më të fokusuar se asnjëherë, jemi më të vendosur se kurrë që t’i përmbushim detyrat që na presin, gjithmonë në interes të Shtetit e të Kombit!

Njëkohësisht, dua t’i uroj gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe të gjitha institucionet që ishin të angazhuara në organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Po dua të besoj se kanë qenë të lira, të ndershme e demokratike” shkruan Haradinaj në reagim.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...