Ramosi assesi të gjejë rehati në Paris

PUBLIKUAR

Sergio Ramosi nuk po ia del ta gjejë assesi rehati në Paris Saint-Germain, për shkak të lëndimeve të shpeshta që prej se kaloi në kryeqytetin francez në verë.

Ramos është në dyshim për përballjen e PSG-së me ish-klubin e tij Real Madrid në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve në shkurt, raporton Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi veteran e ka lënduar pulpën e këmbës dhe do t’iu nënshtrohet testeve shtesë në ditët në vijim.

Mediat franceze raportuan të dielën se Ramosi u detyrua t’i braktisë stërvitjet në fundjavë për shkak të telasheve me pulpën e këmbës dhe kjo u konfirmua më vonë nga klubi.

“Sergio Ramosi duhet të pushojë për shkak të një lëndimi të shkallës së ulët në pulpën e djathtë, i cili ndodhi gjatë stërvitjes të enjten. Ai do të ritestohet në mesjavë”, ka thënë PSG-ja.

Si pasojë, ai do të mungojë për PSG-në në përballjen e Nice në Kupën e Francës të hënën.

Ramosi i ka bërë vetëm pesë paraqitje për gjigantin francez në të gjitha garat deri tani këtë sezon, për shkak të lëndimeve të vazhdueshme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...