Rama paralajmëron padi ndaj Dimal Bashës e Dejona Mihalit: Duhet me i heq ata që shiten si të popullit e punojnë kundër tij

PUBLIKUAR

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për përplasjet e tij të fundit me figura të Lëvizjes Vetëvendosje pas aksidentit të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” ku mbeti i vdekur një person.

Rama ka thënë se është detyrë e tij që t’i ekspozojë ata që mashtrojnë e që punojnë kundër popullit.

“Ne duhet me e shty vendin përpara. Duhet me i heq ata që shiten që janë të popullit por punojnë kundër popullit. Është detyrë e imja me i ekspozu të gjithë që rrejnë e mashtrojnë. Me i tregu popullit që janë duke u mashtru që votojnë njerëz që s’ja dojnë të mirën këtij vendi.”, ka thënë Rama për T7.

“Sëbashku me qytetarët dhe të gjithë Kosovën t’i japim vendit një kahje më pozitive, sepse kemi njerëz që duan dhe dijnë”, ka shtuar ai.

Sa i përket ministrit në detyrë Dimal Basha dhe deklarimeve të bëra nga Dejona Mihali, Rama ka thënë se është duke përgatitur padi.

“Ata mashtrojnë dhe rrejnë. Jam tu e përgatit padinë ndaj tyre. Uroj që gjykatat të marrin hapa shumë të shpejt”, ka thënë kreu i Prishtinës.

SHIKO MË SHUMË

30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka afat 30 ditë për të bërë...

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës bën thirrje për kujdes të shtuar: Të respektohen masat e sigurisë

Inspektorati Qendror i Punës, përmes një postimi ka bërë thirrje ndaj punëtorëve dhe punëdhënësve,...

ZKA fillon auditimin e sistemit për menaxhimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore në Kosovë

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit...