Rama kritikon Qeverinë: Po përvetëson projektet e Prishtinës

PUBLIKUAR

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pasi ministri i Bujqësisë, Armend Muja mori pjesë në përurimin e një rruge lokale, të cilën ai e cilësoi si projekt të kryeqytetit.

Sipas Ramës, projekti është menaxhuar dhe kontraktuar nga Komuna, e cila është edhe investitori kryesor me 1.65 milion euro, ndërsa Ministria ka paraparë 1.5 milion euro bashkëfinancim për periudhën 2024-2026.

Ai theksoi se deri më tani Ministria ka realizuar rreth 600 mijë euro pagesa për vitet 2024-2025, ndërsa për vitin 2026 ende nuk ka ekzekutuar asnjë pagesë.

Rama deklaroi se përgjegjësia për realizimin e projektit i takon Komunës së Prishtinës dhe akuzoi Qeverinë se, në mungesë të projekteve të veta, po përpiqet të përvetësojë projektet komunale për qëllime politike.

Statusi i plote:

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...