Rama del në terren, nis planin për rregullimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit në orët e ngarkesës në komunikacion

PUBLIKUAR

Përparim Rama ka takuar zv. Komandantin rajonal për Komunikacion Rrugor, Sylejman Halili.

Temë e takimit ishte rregullimi i trafikut, lirimi i trotuareve si dhe lehtësimi i qarkullimit në komunikacion në orët “kritike”.

“Bashkë me zv.Komandantin rajonal për Komunikacion Rrugor, Sylejman Halili, diskutuam për prioritetet tona për lirimin e hapësirave publike që kanë për synim lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Prishtinës.
Me theks të veçantë biseduam për rregullimin e trafikut, lirimin e trotuareve si dhe ndihmën e Policisë së Kosovës në lehtësimin e qarkullimit të veturave në orët e pikut, sidomos në këto ditë kur semaforët shpesh herë nuk punojnë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Përmirësimi i sigurisë së qytetarëve në trafik, sidomos gjatë kësaj periudhe të festave të fundvitit, për ne është prioritet” shkruan kryetari Rama në njoftim./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...