Raiola thyen heshtjen, flet për të ardhmen e Donnarummas, Pogbas dhe De Ligt

PUBLIKUAR

Agjenti i super yjeve, Mino Raiola ka zbuluar të ardhmen e futbollistëve si Donnarumma, Pogba dhe De Ligt.

 

Kohëve të fundit ka raportime të shumta që lojtarët, si Matthijs de Ligt, Paul Pogba dhe Ginaluigi Donnarumma që janë nën menaxhimin e Raiolas do bëhen me skuadra të reja, transmeton lajmi.net.

Raportohet se te tre nuk janë të kënaqur, andaj do e konsiderojnë largimin në verë, mirëpo Raiola ka thënë se është ende herët, por duke mos e mohuar largimin.

“Pogba – Juventus? Dhjetori është muaji i ëndrrave dhe unë nuk ndalojë ëndrra, por është më mirë që të mos flas për Paul”.

“Është ende herët të flitet për kontratën e Pogbas me Man United. Të shohim çfarë do ndodh. Nuk mund të ndalojë askënd të ëndërrojë për Paul”.

“E ardhmja e De Ligt? Qëndrimi në Juventus apo largimi? Duhet ta bëjmë këtë intervistë në maj, është ende shumë herët”.

“Situata mes Donnarumma dhe Navas? Nuk e di nëse ka problem, por jam i sigurt se kjo situatë do ndryshojë dhe do përfundojë mirë për Donnarumman. Duhet kohë dhe durim derisa të zgjidhet gjithçka”, deklaroi ai për TMË.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do këtë detaje për të ardhmen e futbollistëve në muajt në vijim./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...