Raiola: Haaland mund ta presë Barcelonën

PUBLIKUAR

Nënshkrimi i Erling Haaland mbetet një ëndërr për Barcelonën, pavarësisht situatës së komplikuar financiare për ta.

Ishte agjenti i Haaland, Mino Raiola i cili u dha shpresë katalonasve për transferimin e sulmuesit norvegjez.

“A mundet Haaland të presë për Barcelonën? Ai mund të presë për këdo. Nuk kemi marrëveshje paraprake me asnjë klub. Do të shikojmë opsionet më të mira për të dhe unë nuk do ta mohoj kalimin edhe një vit në Dortmund. Teoritikisht është ende e mundur”, deklaroi Raiola për NOS.

Barcelona vazhdimisht ka qenë e lidhur me sulmuesin, edhe gjatë periudhës më të vështirë financiare dhe Raiola pret që ata të rikthehen.

“Barcelona gjithmonë do të jetë një nga klubet më të mëdha në botë. Brenda një viti ose dy, ata do të rikthehen. E kanë fuqinë të gjejnë marrëveshje të mira ekonomike”, përfundoi Raiola.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...