Rahovec: Gjuajtën me armë e i publikuan në rrjetet sociale, policia iu ‘troket’ në derë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe sasi të konsiderueshme municioni në dy raste të ndara në Rahovec, pas publikimit të videove në rrjete sociale ku persona shiheshin duke shtënë me armë zjarri.

Organet e rendit njoftojnë se në rastin e parë, një i mitur nga fshati Qifllak kishte shpërndarë një video ku qëllonte me armë.

“Pas bastisjes në shtëpinë e tij, policia gjeti dhe sekuestroi tri armë të gjata, një pistoletë me dy karikatorë, 207 fishekë të llojeve të ndryshme dhe nëntë gëzhoja kalibër 9 mm”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv.

Kurse, në rastin e dytë, një video tjetër e ngjashme çoi në identifikimin e një personi të moshës madhore nga fshati Fortesë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia konfiskoi dy pistoleta dhe një karikator.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, për të dy rastet janë iniciuar procedura penale për “mbajtje të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm””, thuhet tutje në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Njëri i dyshuar është ndaluar për 24 orë, ndërsa personi tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Publikohet çmimi i derivateve për sot, shtrenjtohet benzina

  Çmimi i naftës për ditën e sotme është 1.68 euro për litër, një cent...

Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për presidentin

Pas dështimit të katër seancave për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, Kuvendi ka dalë...

Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte të ndërtimit

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...