Qytetari nga Klina dorëzon në polici kuletën e gjetur me 1 mijë e 700 euro në të

PUBLIKUAR

Një qytetar nga Klina e ka dorëzuar në polici kuletën e gjetur me 1 mijë e 700 euro në të.

Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti  është ftuar në stacion dhe i është kthyer kuleta sё bashku me të holla.

“Me datë 17.07.2025, në Stacionin Policor Klinё, ёshtё paraqitur qytetari  Afrim Hoti nga Klina sё bashku me vajzën e tij e cila e kishte gjetur njё kuletё nё sheshin “Skenderbeu” nё Klinё. Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej njёmijё e shatёqind (1700) euro”.

“Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti  është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla. Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin  dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet tutje në njoftim./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas raportimeve të fundit...

Spitali i Pejës del me njoftim për aksidentin në Dollc: Dërgohet në QKUK njëri nga të lënduarit

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 04:55 në Dollc të Klinës,...

Një i vdekur dhe dy të lënduar në Dollc të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjsit në...