Qytetari gjen granatë dore në Rahovec, FSK-ja e demolon në mënyrë të kontrolluar

PUBLIKUAR

Në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator, një qytetar ka hasur në një mjet të pashpërthyer, që dyshohet të jetë granatë dore.

Bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e tij, transmeton Klankosova.tv.

Në vendngjarje ka intervenuar edhe njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ka realizuar në mënyrë të kontrolluar demolimin dhe shpërthimin e mjetit.

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...