Qytetarët e Hanit të Elezit thonë se reduktimet e rrymës atje zgjasin me ditë

PUBLIKUAR

Edhe në Han të Elezit ka reduktime të rrymës, qytetarët thonë se ato zgjasin me ditë

Sikurse në krejt qytetet tjera, edhe në Han të Elezit nuk po ka rrymë.

Megjithëse reduktimet janë paralajmëruar të zgjasin dy orë, qytetarët këtu thonë se ka më shumë se 24 orë që qëndrojnë pa rrymë.

Për problemet që po i pësojnë si shkak i mos furnizimit me energji elektrike, flasin edhe banor tjerë.

Sidoqoftë, një zgjidhje që nuk po shihet të jetë gati as në nivel qëndror e bën të pamundur punën edhe këtu.

Kryetari i kësaj komune, Mehmet Ballazhi thotë që KEDS-i duhet që së paku ta publikojë orarin e reduktimeve.

Sipas Ballazhit, për shkak të përdorimit të madh të teknologjisë këto ditë, telashet janë shtuar te qytetarët.

Nga kompania KEDS kanë njoftuar se reduktimet që po zgjasin më shumë janë si shkak i prishjes së trafove të rrymës.

VIDEO

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...