Qeveria shkarkon kryeinspektorin e Inspektoratit të Tregut

PUBLIKUAR

Lulzim Syla është shkarkuar nga pozita e kryeinspektorit të Inspektoratit të Tregut edhe pse të njëjtit gjatë këtij viti i ishte zgjatur mandati edhe për katër vite.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, duke shfuqizuar vendimin nr. 07/67 të datës 26 shkurt të këtij viti. Në po këtë datë në mbledhjen e mbajtur nga ish-Qeveria Hoti, ishte marrë vendim që t’i vazhdohet mandati Sylës për katër vite.

“Poashtu, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për vazhdimin e mandatit edhe për katër (4) vjet për z. Lulzim Syla, në pozitën e kryeinspektorit të Inspektoratit të Tregut”, ishte thënë në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Pas këtij vendimi, Syla ka thënë se do t’i ndjekë rrugët ligjore.

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...